Hoti akuzon Thaçin: Bënë çdo ditë shkelje kushtetuese

Aktuale

Hoti akuzon Thaçin: Bënë çdo ditë shkelje kushtetuese

Nga: A.M. Më: 4 korrik 2019 Në ora: 12:23
Avdullah Hoti dhe Hashim Thaçi

Shefi i grupit të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Avdullah Hoti,  ka thënë se Kosova ka humbur dy vite të plota me ndërhyrjet jo kushtetuese të Presidentit dhe Qeverise përmes ekipit dialogues në procesin e dialogut.

Ai ka shkruar në një postim në Facebook, se Gjykata Kushtetuese e ka thënë qartë dhe se  LDK-ja mbetet e vendosur që dialogu të udhëhiqet nga Qeveria me mbikëqyrje të Kuvendit.

Postimi i plotë:

Kosova ka humbur dy vite te plota me nderhyrjet jo kushtetuese te Presidentit dhe Qeverise permes ekipit dialogues ne procesin e dialogut. Krejt kjo ka ndodhur per shkak se Kryeministri ka abstenuar nga kompetencat kushtetuese, duke tentuar te barte kompetencat fillimisht tek Presidenti permes draft-platformes qe Kryeministri e sjelli ne Kuvend ne Prill 2018, e pastaj tek ekipi dialogues permes platformes dhe ligjit jo kushtetues per dialog.

 

Gjykata Kushtetuese e ka thene qarte. Dialogu udhehiqet vetem nga institucionet qe kane kompetenca kushtetuese per te perfaqesuar Kosoven ne ceshtje te tilla. Kushdo tjeter qe nderhyne ne kete proces bene shkelje kushtetuese, sic ka bere koalicioni PAN permes ekipit dialogues dhe sic po ben cdo dite Presidenti.

 

LDK mbetet e vendosur per kete ceshtje. Vendimi i Gjykates Kushtetuese na ka dhene plotesisht te drejte, se dialogu udhehiqet nga Qeveria me mbikeqyrje te Kuvendit. Presidenti ka vetem rol konsultativ.

 

Ne besojme se dialogu duhet te udhehiqet vetem nga Qeveria qe eshte legjitime, bazuar ne platforme qe bazohet ne Kushtetuten e Kosoves dhe qe miratohet nga 2/3 e votave te deputeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat