Haradinaj për mediat serbe: Zgjidhja e të gjitha vuajtjeve tona – njohja e Kosovës

Aktuale

Haradinaj për mediat serbe: Zgjidhja e të gjitha vuajtjeve tona – njohja e Kosovës

Nga: F.B. Më: 4 korrik 2019 Në ora: 13:16
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka deklaruar se edhe më tutje fuqishëm qëndron prapa konstatimit se nuk ka heqje të taksës dhe vazhdim të dialogut pa njohjen e Kosovës, shkruan “Kossev”, përcjellin “B92” dhe “Bota sot”.

Në intervistën për portalin serb në veri të Mitrovicës “Kossev”, Haradinaj ka vlerësuar se dialogu i deritashëm i Prishtinës me Beogradin nuk ka shkuar të drejtim të drejtë dhe për kthim në tavolinë e bisedimeve duhet kornizë për dialog duke nënvizuar se njohja e ndërsjellë pa ndarje e bashkim “zgjidhje e të gjitha vuajtjeve”.

"Ne ekzistojmë, Kosova ekziston, ajo është shtet dhe Serbia duhet të gjej guximin që të pranoj si fqinj që ka pasur një të kaluar tragjike për shkak të zotëri (Sllobodan) Milosheviq dhe regjimit të tij, të ofroj njohje ndërsjellë dhe tregti të lirë. Nuk mundet me forcë të shes tek ne. Nuk mundet me forcë në Kosovës të shes as Serbia as askush. Nëse nuk kemi raporte politike nuk do të kemi as ekonomike",tha Haradinaj.

Sipas tij pala e Kosovës nuk pret asnjë shërbim nga Serbia, por është i ndërgjegjshëm për disponimin e banorëve në veri.

"Kemi blerë mallra serbë për 20 vite. A nuk ju vjen keq Vuçiqit dhe Serbisë si e trajtojnë Kosovën në të cilën shesin mallra tash e 20 vjet dhe atë mbi 1 miliardë euro në vit. E tash nëse duam zgjidhje ka zgjidhje – njohja e Kosovës....Kosova është e gatshme për raporte të reja me Serbinë por kjo vjen me njohje. Gjesti i njohjes duhet të jetë i sinqertë, Nuk do përmirësohet kështu", tha ai.

Pasi dialogu nuk ka shkuar si duhet, duhet një kornizë për vazhdimin e tij shprehet Haradinaj.

"Tash nuk duam të hyjmë në ndonjë proces, ku do ketë befasi të këqija dhe duhet të jemi të sigurt. Dialogu duhet të ketë kornizën, për çka bisedojmë, për çka ulemi në tavolinë. Kur do të kishim këtë dhe kur do dihej ku shkohet, sjellja jonë do jetë ndryshe...Ne duam kornizë për bisedime dhe korniza e dialogut është të ulemi të bisedojmë për njohje", ka thënë Haradinaj.

Ai tha se i kupton serbët dhe për shumë serbë të Kosovës “dashuria e parë është ndoshta Serbia”. "Por megjithatë respektimi i shtëpisë së vetë- Kosovës unë do them shtetit sepse Kosova nuk është shtet vetëm i shqiptarëve. Kosova është shtet i serbëve që jetojnë në Kosovë dhe shtëpia jonë është e përbashkët me të gjithë tjerët – kjo do ishte zgjidhja në vuajtjet tona", tha ai.

"Ju kujtohet në të kaluarën kur ishte grupi i kontaktit dhe rusët janë pajtuar me atë që nuk ka kthim në të kaluarën, se nuk mund të ketë ndarje dhe bashkim me shtet tjetër. Do të thotë që nga atëherë nga grupi i kontaktit ku kanë qenë edhe rusët është ditur se Kosova do të jetë edhe bë veri. Unë besoj se kjo është zgjidhja në vuajtjet tona", shtoi Haradinaj.

Në pyetjen nëse është i gatshëm që të zhbllokoj dialogun me Beogradin, Haradinaj ka thënë se është i gatshëm “ në njohjen e ndërsjellë me Serbinë". ;

"Dhe kjo është zgjidhja, nuk duhet të ikim nga realiteti....kjo është  kompromisi. Ju e dini çfarë viktime ka pësuar Kosova dhe Kosova është e gatshme në njohje dhe raporte të reja të kalojmë mbi këtë dhe mbi çdo nga e kaluara ", ka thënë kryeministri i Kosovës në intervistën për “Kossev”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat