Fitore Pacolli ia interpreton Kryeministrit ëndrrën për liberalizimin e vizave

Aktuale

Fitore Pacolli ia interpreton Kryeministrit ëndrrën për liberalizimin e vizave

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 14:57
Fitore Pacolli

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ëndërr e tij jetësore është liberalizimi i vizave për Kosovën. Ndërkaq sipas deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacollit, kjo deklaratë e Haradinajt tregon se ai ka ëndërr për Kosovën, jashtë Kosovës. Pacolli thotë se në vend që të ëndërrojë, Haradinaj duhet ta zhvillojë vendin

Pacolli thotë se ëndrra e Haradinajt vë në pah tri gjëra shqetësuese në lidhje me imagjinatën dhe projektimin që ka ai për vendin.

Kryeministri i Republikës së Kosovës tha se: “E kam ëndërr jetësore liberalizimin e vizave”.

“Kryeministri mendon aq ngushtë saqë ëndrra e tij jetësore për Kosovën është jashtë Kosovës. Ai do të duhej të zhvillonte vendin këtu dhe të ngrit mirëqenien brenda. Ëndrra e dështuar për zhvillim ekonomik e punësim po zëvendësohet me ndërrimin e lehtë të ëndrrës”, shkruan Pacolli në Facebook.

Ajo tutje thotë se para disa ditësh Haradinaj ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave sipas Haradinajt ishte gjë e përfunduar, por tani po del që është shumë larg dhe e paarritshme.

“Pra nga liberalizimi si çështje ditësh shpejt u bë ëndërr liberalizimi i vizave. Kjo tregon për premtimin e rremë. Liberalizimi si ëndërr tregon më shumë për gjumin në të cilin ndodhet Kryeministri. E mbi të gjitha kjo po tregon që Kryeministri, përveç luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, është në gjendje të pranoj çfarë do kompromisi që i servohet për të realizuar ëndrrën e tij jetësore. Njeriu sakrifikon shumëçka për ëndërr. Pasi dha 8200 hektarë kushedi cila do të jetë sakrifica e radhës”, thotë Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat