Qeveria liron nga çdo lloj tatimi doganor invalidët e luftës

Aktuale

Qeveria liron nga çdo lloj tatimi doganor invalidët e luftës

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 16:29
Ilustrim

Ministri i Financave Bedri Hamza ka nënshkruar sot udhëzimin administrativ për procedurat e realizimit të të drejtave në lehtësimet doganore dhe tatimore për invalidët e luftës.

Ky udhëzim ka për qëllim përcaktimin e procedurave dhe kushteve të realizimit të të drejtave për lirim nga detyrimet importuese për kategorinë e invalidëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

MF nëpërmjet një komunikate sqaron se në bazë të këtij udhëzimi pjesëtarët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët e kanë statusin e invalidit të luftës të njohur nga institucionet e Republikës së Kosovës, me shkallë të invaliditetit nga grupi një deri në shtatë, lirohen nga çdo lloj tatimi dhe takse doganore për importimin e veturës speciale dhe pajisjeve ortopedike për përdorim personal të invalidit të luftës.

“Ky udhëzim administrativ hynë në fuqi, 7 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ministria e  Financave do të vazhdojë edhe më tutje me reformat në politikat fiskale, me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat