Haradinaj feston në mes të marinsave amerikanë

Aktuale

Haradinaj feston në mes të marinsave amerikanë

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 17:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është bashkuar për të festuar bashkë me ushtarët amerikanë në Kampin Bondsteel.

Ai ka shkruar në Facebook se ushtarët amerikanë i japin kuptim paqes e lirisë.

“Nuk ka mënyrë më madhështore se të bashkohesh për Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kampin Bondsteel, për të festuar mes marinsave, grave dhe burrave amerikanë, që kujdesen për lirinë tonë në partneritet me strukturën tonë të sigurisë, dhe që janë në shërbim të mbrojtjes së paqes anë e mbanë botës. Kosova dhe Amerika ndajnë vlerat e përbashkëta, duke nderuar të gjithë ata që janë flijuar për ta ngritur ShBA-në, si vendi i idealeve të lirisë dhe demokracisë, për të gjithë. Besnikë të këtyre idealeve, të cilave iu prinë Amerika në botë, sot festojmë edhe ne, krah për krah me miqtë tanë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat