Engel: Kosova duhet të trajtohet si shtet, BE-ja duhet t’ju hapë dyert

Aktuale

Engel: Kosova duhet të trajtohet si shtet, BE-ja duhet t’ju hapë dyert

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 17:53
Kongresmeni amerikan Eliot Engel në përurimin e ambasadës së re të SHBA-së në Prishtinë

(E plotësuar) - Populli i Kosovës e meriton të trajtohet si shtetet, kjo nënkupton liberalizim të vizave, udhëtimin në BE pa viza dhe rrugë të qartë drejt NATO-s dhe BE-së. BE-ja e di që Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave dhe shpresoj që t’iu hapë dyert shumë shpejt.

Kështu ka deklaruar kongresisti amerikan, Eliot Engel në manifestimin  që është mbajtur për nder të ditës së pavarësisë së SHBA-së.

Engel: Populli i Kosovës e meriton të trajtohet si shtet

“Populli i Kosovës e meriton të trajtohet si shtetet përreth jush dhe kjo nënkupton liberalizim të vizave, udhëtim në BE pa viza dhe rrugë të qartë drejt NATO-s dhe BE-së. BE-ja e di që Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave dhe shpresoj që t’ju hapë dyert shumë shpejt”, tha ai.

Ndërkaq, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke theksuar përurimin e ambasadës së re në këtë përvjetor të pavarësisë së SHBA-së, tha se kjo tregon përkushtimin e SHBA-së për paqe dhe zhvillim të Kosovës.

Sipas të parit të vendit, nga sot Kosova është dhe më e sigurt dhe më krenare. Mes tjerash, Thaçi përmendi arritjet dhe sfidat në të cilat po përballet Kosova.

Thaçi: Kjo shtëpi është fanar që gjithmonë do të tregon drejtimin e duhur të shtetit tonë

“Është kënaqësi e veçantë që këtë 4 Korrik të festojmë duke hapur ambasadën e re Amerikane në Kosovë. Kjo ndërtesë dhe misioni i saj, tregon më shumë përkushtimin e SHBA-së për paqe dhe zhvillim të Kosovës. Kjo shtëpi është fanar që gjithmonë do të tregon drejtimin e duhur të shtetit tonë. Drejtimin euroatlantik. Nga sot  Kosova është dhe më e sigurt dhe më krenare. Nga rrënojat e luftës kemi ndërtuar një shoqëri të re, një shtet të ri, Kosovën që është shtëpi dhe atdhe për gjithë qytetarët e saj pa dallim përkatësie etnike. Një shtet në rrugë të sigurt për t’u bërë anëtar i NATO-s dhe BE-së. Prandaj jemi të përkushtuar që të punojmë me një qeverisje më efektive në luftë të pa kompromis kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizimit. Mundësitë e krijimit të reja të vendeve të punës. Mos largimit të qytetarëve nga Kosova, rritjen e koncensuesit kosovar, ndërtimin e  fqinjësisë me gjitha vendet dhe përfundimisht tejkalimin e izolimit të Kosovës. Të ndërtojmë një vend të shpresës dhe besimit, e jo të dilemave dhe mos besimit”, tha presidenti Thaçi.

Kurse, ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett mes shumë porosish për qytetarët kosovarë, tha se duhet të gjendet rruga për t’u kthyer në tryezën e negociatave me Serbinë.

Ndërsa për përurimin e ambasadës së re, u shpreh ajo është simbol i përkushtimit ndaj partneritetit të qëndrueshëm me Kosovën.

Kosnnet: Duhet të gjetet rruga për t’u kthyer në tryezën e negociatave me Serbinë

“Qytetarë të Kosovës, amerikanët kurrë nuk i ndalojnë  përpjekjet për të ardhmen më të mirë, e as ju nuk duhet të ndaleni. Kam besim të plotë në aftësinë e prijësve dhe qytetarëve të këtij vendi të madh për të vazhduar përparimin. Për të çliruar energjinë e sektorit tuaj privat. Për të luftuar korrupsionin dhe forcuar sundimin e ligjit. Për të ndërtuar mirëbesimin ndërmjet komuniteteve. Dhe për të gjetur rrugën për tu kthyer në tryezën e negociatave me Serbinë, për të ndërtuar paqe të qëndrueshme”, tha ai.

***

Populli i Kosovës ka punuar shumë dhe e meriton shtetin e tyre, respektin dhe nuk ka shtet që punon më afër me Kosovën sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës. SHBA gjithnjë do të qëndrojnë përkrah Kosovës, sepse Kosova është pjesë e asaj çka ne jemi në SHBA.

Kështu ka deklaruar sot kongresisti amerikan, Eliot Engel në përurimin e ambasadës së re të SHBA-së në Prishtinë.

Kongresisti amerikan tha se nuk ka asnjë shtet që punon më afër me Kosovën sesa SHBA-atë.

Image

Engel: Shtetet e Bashkuara gjithnjë do të qëndrojnë përkrah Kosovës

“Populli i Kosovës ka punuar shumë dhe e meriton shtetin e tyre, respektin dhe nuk ka shtet që punon më ngushtë me Kosovën sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tashmë kur njerëzit duan të udhëtojnë, nuk do të kenë më nevojë të shkojnë në ndonjë shtet tjetër për të marrë vizën, atë mund ta bëjnë këtu. Sot duket sikur ëndrra është realizuar. Brenda dhe jashtë kësaj ambasade, Shtetet e Bashkuara gjithnjë do të qëndrojnë përkrah Kosovës, sepse Kosova është pjesë e asaj çka ne jemi në SHBA”, tha kongresisti Engel.

Ndërkaq,  nga departamenti Amerikan, Ted Davis tha se ky objekt paraqet angazhimin afatgjatë shtetit të tyre për popullin e Kosovës.

Davis: Kjo ambasadë paraqet angazhimin tonë afatgjatë për popullin e Kosovës

“Këtu në Prishtinë kemi ndërtuar një objekt jashtëzakonisht modern që dukshëm paraqet Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kush ne jemi, për çfarë qëndrojmë dhe më e rëndësishmja paraqet angazhimin tonë afatgjatë për popullin e Kosovës”, tha ai.

Ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kosnnet theksoi rëndësinë e këtij inaugurimi, ku tha se ky është manifestim i angazhimit të shtetit të tij për partneritet afatgjatë me Kosovën.

Kosnnet: Shtetet e Bashkuara do të jenë me ju në çdo hap të këtij rrugëtimi

“Kjo ambasadë është manifestim fizik i angazhimit të Amerikës për partneritet afatgjatë me Republikën e Kosovës. Përderisa ju vazhdoni rrugëtimin tuaj për të sjellë paqe, drejtësi dhe prosperitet për të gjithë popullin e Kosovës. Shtetet e Bashkuara do të jenë me ju në çdo hap të këtij rrugëtimi”, tha ambasadori Kosnnet.

Pjesë e këtij përurimi ishte dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili tha se ky është njëri prej projekteve më të mëdha që ka pasur kryeqyteti, sipas tij ky është një mesazh për miqësinë mes Kosovës dhe SHBA-së.

Ndërsa më i shkurti në fjalimin e tij ishte presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili u shpreh falënderues për shtetin dhe popullin amerikan dhe në formë simbolike përuroi ambasadën.

Image

Ahmeti: Miqësia mes Kosovës dhe SHBA është këtu për të zgjatur

“Projekti i vetëm më madhor që kemi pasur në Prishtinë, është një mesazh i shkëlqyer për të gjithë ne, se miqësia mes Kosovës dhe SHBA është këtu për të zgjatur, se Kosova është një nga miqtë dhe partnerët kyç të Shteteve të Bashkuara, pavarësisht se sa shtet i vogël jemi në krahasim me Shtetet e Bashkuara”, tha Ahmeti.

Kosnett: SHBA-të do të jenë pranë Kosovës në secilin rrugëtim

Sot me rastin e përvjetorit të pavarësisë së SHBA-ve është përuruar edhe ndërtesa e re e Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, është shprehur mirënjohës ndaj Kosovës me rastin e përurimit të ndërtesës së re të Ambasadës.

Kosnett në fjalimin e tij madje tha se SHBA-të çdo herë do të jenë me Kosovën në secilin rrugëtim të saj.

”Është më shumë sesa vetëm një objekt i ndërtuar.

”Ne do të kemi hapësirë për të krijuar aktivitete të reja për të gjithë dhe të mirëseardhur janë nga të gjithë komunitetet”.

”SHBA-të do të jenë me Kosovën në se cilin rrugëtim tuajin”.

Image

Ahmeti pas përurimit të ambasadës: Kosova dhe SHBA-të do jenë partner për një kohë të gjatë

Kosova ka zgjedhur pikërisht 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, për të përuruar ndërtesën e re të Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në ceremoninë e inagurimit ka thënë që Kosova dhe SHBA-të kanë qenë dhe do të jenë partner për një kohë të gjatë.

“Kjo është një nga ndërtesat për të cilat kam qenë shumë i lumtur që kam dhënë leje. Kosova dhe SHBA-të do të jenë shokë edhe për një kohë të gjatë”, ka thënë Ahmeti.

Ndërtimi i godinës së Ambasadës është bërë në hapësirën prej 5 hektarësh në lagjen “Arbëria” në kryeqytet, tokë kjo që i është dhënë në shfrytëzim për 99 vjet.

Engel: SHBA do të qëndrojë gjithmonë pranë Kosovës

Shtetet e Bashkuara gjithnjë do të qëndrojnë përkrah Kosovës, sepse Kosova është pjesë e asaj çka ne jemi në SHBA. Kështu ka deklaruar sot kongresisti amerikan, Eliot Engel, në përurimin e ambasadës së re të SHBA-së në Prishtinë.

Kongresisti amerikan tha se nuk ka asnjë shtet që punon më afër me Kosovën sesa SHBA-të.

Ndërkaq, ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kosnnet u shpreh se inaugurimi i kësaj ambasade, është manifestim i angazhimit të shtetit amerikan për partneritet afatgjatë me Kosovën.

Kurse, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti u shpreh falënderues ndaj popullit amerikan.

Image

Engel: Ëndërr që u bë realitet, e dua Kosovën!

Kongresmeni amerikan Eliot Engel, është mrekulluar me ndërtesën e re të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, përurimi i së cilës u bë sot.

Engel në fjalimin e tij para të pranishmëve tha se kjo është një dëshmi që gjërat e mira mund të ndodhin dhe se ky veprim për të është ëndërr e realizuar.

”Është mrekulli të jem sot këtu”.

”Është e mrekullueshme të jem pjesë e miqësisë së kosovarëve. Njerëzit e Kosovës kanë punuar shumë. E dua Kosovën”.

”Sot është një ëndërr e cila është bërë realitet. Gjërat e mira mund të ndodhin. Faleminderit SHBA-ve që ishit me kosovarët me 1999-të”.

”SHBA çdo herë do të qëndrojë pranë Kosovës sepse Kosova është pjesë e SHBA-ve”.

***

Drejtpërdrejt nga përurimi i ndërtesës së Ambasadës së SHBA-ve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat