Kocijancic deklarohet pasi zyrtarëve serbë iu ndaluan vizitat në Kosovë

Aktuale

Kocijancic deklarohet pasi zyrtarëve serbë iu ndaluan vizitat në Kosovë

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 18:00
Maja Kocijancic

Zëdhënësja e BE’së, Maja Kocijancic ka reaguar ndaj vendimit të Prishtinës për të ndaluar hyrjen e të gjithë zyrtarëve të Beogradit në Kosovë.

Ajo ka thënë se ‘pret që të respektohet marrëveshja për vizitat zyrtare që është arritur mes Beogradit dhe Prishtinës’.

“Ne bëjmë thirrje të respektohen të gjitha marrëveshjet e arritura gjatë dialogut Beograd  – Prishtinë nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian, përfshirë edhe marrëveshjen për vizitat zyrtare”, ka thënë Kocijancic në një përgjigje dhënë Tanjugut serb.

Kocijancic ka thënë gjithashtu se BE ‘është në kontakt me të dyja palët’ pas situatës së re të krijuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat