Edhe Rusia reagon pas vendimit të Kosovës për t’ua ndaluar hyrjen zyrtarëve serbë

Aktuale

Edhe Rusia reagon pas vendimit të Kosovës për t’ua ndaluar hyrjen zyrtarëve serbë

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 18:40
Maria Zaharova

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, ka thënë se vendimi i institucioneve të Republikës së Kosovës për t’ua ndaluar hyrjen në Kosovë zyrtarëve serbë nuk mund të ketë kurrfarë efekti.

Këto deklarata ajo i ka bërë duke kujtuar faktin se shteti rus vazhdon të respektojë Rezolutën 1244 dhe të mbështesë integritetin territorial të Serbisë.

“Ne mendojmë se këto tentime për të vendosur bllokada, teorikisht dhe praktikisht kanë zero efekt, dhe absolutisht të pakuptimta ligjërisht, dhe nuk promovojnë zgjidhje paqësore për problemet ekzistuese”, ka thënë Zaharova për TAS.

Ndaj këtij vendimi kanë reaguar edhe zyrtarët e Serbisë, ndërsa nga Bashkimi Evropian kanë kërkuar që të respektohen marrëveshjet e arritura në Bruksel, përfshirë edhe marrëveshjen e vitit 2014 për vizitat zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat