AAK-së i largohet asamblisti më i votuar në Prishtinë, Sokol Berisha vazhdon si i pavarur

Aktuale

AAK-së i largohet asamblisti më i votuar në Prishtinë, Sokol Berisha vazhdon si i pavarur

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 20:44
Sokol Berisha

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta ketë minus një asamblist nga radhës e saj në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Media mëson se Sokol Berisha, njëri prej më të votuarve të AAK-së në kryeqytet, ka dhënë dorëheqje nga përfaqësimi i tij në parti.

“Berisha tani e tutje do të jetë asamblist i pavarur”, ka thënë një burim.

Ndryshe, ekonomisti Berisha njihet si asamblist tejet i zëshëm rreth çështjeve të ndryshme për Prishtinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat