Fabrici: Pozita e BE-së në dialog nuk ndryshon

Aktuale

Fabrici: Pozita e BE-së në dialog nuk ndryshon

Nga: Fatmir Beka Më: 4 korrik 2019 Në ora: 21:11
Sem Fabrici

Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi Sem Fabrici ka deklaruar se me zgjedhjen e udhëheqjes së re të BE-së pozita e saj në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës nuk ndryshon, ndërkohë që ka potencuar domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut në arritjen e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

'BE është ndërmjetësues në bisedime, Mogerini shumë herë ka thënë se do mbetet e përkushtuar  në këtë deri në fund të mandatit që i skadon deri në tetor'', tha Fabrici në panelin e diskutimit "Nga Rumania deri në Finlandë - largësia (jo) e rëndësishme ".

Fabrici ka nënvizuar se porosia e BE-së mbetet e njëjtë, Beogradi dhe Prishtina duhet që të kthehen në tavolinën e bisedimeve q ëtë arrihet një marrëveshje e vlefshme për Kosovën.

Ambasadori i Finlandës në Serbi Kimo Lahdevirta ka thënë se ky vend që kohë më parë ka marr udhëheqjen e BE-së mbështet dialogun e Beogradit dhe Prishtinës që është nën ombrellën e institucioneve evropiane.

'E di se nuk është lehtë të arrihen rezultate por mendoj , por konsideroj se dialogu nuk është opsion dhe kjo ndikon keq në dy anët'',ka thënë Lahdevirta.

Në pyetjen e gazetarëve për ndikimin e liderit të ri të BE-së në dialogun e Prishtinës me Beogradin, Milena Lazareviç nga Qendra për Politikë Evropiane ka thënë se duhet pritur emërimin e nga ana e parlamentit evropiane para së gjithave nëse ministri spanjoll i punëve të jashtme Zhosep Borel, i njohur i kundërshtar i ndarjes që do zë vendin e Mogerinit.

Ka shenja në opinion se emërimi i spanjollit si komisar për politikë të jashtme dhe prania e tij në dialog ka sjell besimin më të madh të Serbisë.

''nëse votohet Borel, ai duhet të ketë qëndrim neutral për bisedimet e Beogradit dhe Prishtinës sepse obligim të secilit anëtar të Komisionit Evropian të jetë neutral dhe i paanshëm në punën e tij'', ka thënë Lazareviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat