Haradinaj, një “truproje” e Thaçit dhe Ahmetit në hapjen e Ambasadës amerikane

Aktuale

Haradinaj, një “truproje” e Thaçit dhe Ahmetit në hapjen e Ambasadës amerikane

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 21:36
Pamje nga hapja e Ambasadës amerikane

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, e cila sot përuroi ndërtesën e re, duket se ka vendosur t’ia japë një mesazh kryeministrit Haradinaj për padëgjueshmërinë e tij.

Ata nuk e kanë ulur fare atë në vendin ku ishin presidenti i vendit, Hashim Thaçi, si dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ka qenë Engel, Ambasadori Philip Kossnet, Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, të cilët së bashku kanë bërë prerjen e shiritit përurues të ndërtesë së re të Ambasadës Amerikane në Prishitinë.

Image

Ajo që bie në sy në bashkprerjen e këtij shiriti është mungesa e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili është në mesin e te ftuarve të cilët janë aty, por që nuk i shin dhënë gërshërët e ceremonisë.

Të kujtojmë se Ramush Haradinaj nuk ka raporte të mira me Washingtonin zyrtar prej se me kryeneqësi ka refuzuar heqjen e taksës ndaj mallrave serbe që hyjnë në Kosovë.

Kur ishin mbajtur Lutjet e Mëngjesit në Washington, Kryemnistrit Haradinaj i ishte refuzuar viza amerikane.

Image

Disa muaj më vonë, pas këtij refuzimi Haradinaj kishte marrë vizën, kishte shkuar për vizitë në SHBA, por atje ishte pritur vetëm nga pjestarë të diasporës shqiptare, por jo nag ndonjë zyrtarë shtetëor.

Haradinaj nuk dukej aspak komod me këtë “injorim” diplomatik të amerikanëve. Siç shihet edhe në këtë fotografi, ai më shumë ngjante në “truproje” të Thaçit dhe Ahmetit, se si kryeministër i vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat