Berisha: Raportet e Kosovës me SHBA-në janë përmbajtjesore dhe kanë peshë për sigurinë e rajonit

Aktuale

Berisha: Raportet e Kosovës me SHBA-në janë përmbajtjesore dhe kanë peshë për sigurinë e rajonit

Nga: Z.B Më: 4 korrik 2019 Në ora: 22:42
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha

Kongresisti amerikan, Eliot Engel, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet të kthejnë vëmendjen kah Kosova dhe Serbia, ashtu siç kanë bërë administratat e mëparshme amerikane të presidentit Bill Clinton dhe George Ë. Bush.

 Ai gjithashtu ka cekur se druaj se çështjet e rëndësishme kanë rënë në plan të dytë, për shkak të gjërave të tjera me të cilat po merret administrata Trump, po ashtu ju ka bërë thirrje të dy vendeve t’i kthehen dialogut.

“Druaj se pjesëmarrja dhe vëmendja e Shteteve të Bashkuara në këtë çështje të rëndësishme kanë rënë në plan të dytë, për shkak të gjërave të tjera me të cilat po merret administrata Trump” ka thënë ai.


Ndërsa, në lidhje me këtë çështje për gazetën “Bota sot”, foli zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, i cili tha se Eliot Engel është një mik i dëshmuar i Kosovës që e ka dëshmuar me dekada. 

Sipas tij, autoriteti i tij në Kongres ka ndikuar për të mirën tonë. Kjo deklarate është në funksion të vëmendjes për Kosovën dhe e vlerësoj pozitivisht dhe besoj ndikuese në administratën amerikane. 

“Personalisht nuk shohë rrezik, ngase raportet e Kosovës me SHBA janë përmbajtjesore dhe kanë peshë për sigurinë e rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat