Milaim Zeka del në terren, ja çka i thonë qytetarët

Aktuale

Milaim Zeka del në terren, ja çka i thonë qytetarët

Nga: A.ZH Më: 4 korrik 2019 Në ora: 22:42
Milaim Zeka është takuar sot me qytetarë të Prizrenit.

Kryetari i Partisë Euroatlanike të Kosovës Milaim Zeka, është takuar sot me qytetarë të Prizrenit.

Ai ka thënë se nga 11 qytetarë që ka takuar ai, 10 prej tyre ishin të pakënaqur me gjendjen aktuale në vend dhe se të gjithë ishin për ndryshime, përcjell Bota sot.

Sipas tij, ndryshimi vjen vetëm kur të ndalet vjedhja e parasë publike e kur nuk mbushen gojët me patriotizëm të rrejshëm.

“Patriot je nëse nuk e vjedh paranë e popullit tënd”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Postimi i Zekës:

Takime me qytetare ne Prizren. Nga 10 veta, 11 te pakenaqur. Te gjithe jane per ndryshime. Ndryshimi i garantuar vetem kur ndalet hajnia e parase publike, kur rikthehet besimi, kur prioritet e kemi ndertimin e nje shteti ligjor, e kur kurr nuk e mbushim gojen patriotizem te rrejshem. Patriot je nese nuk e vjedhe paran e popullit tend!

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat