Amerika e la në këmbë Haradinajn në përurim të Ambasadës, veprimtari hedh dyshimet për arsyen

Aktuale

Amerika e la në këmbë Haradinajn në përurim të Ambasadës, veprimtari hedh dyshimet për arsyen

Nga: A.ZH Më: 4 korrik 2019 Në ora: 23:53
Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, nuk ishte në mesin e liderëve që mbajtën fjalim dhe prenë shiritin e ndërtesës

Për nder të 243 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot në Prishtinë, është përuruar objekti i ri i Ambasadës amerikane.

Aty morën pjesë kongresmeni amerikan Eliot Engel, ambasadori amerikan Phillip Kosnett, presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.

Edhe pse ishte i pranishëm në përurim, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, nuk ishte në mesin e liderëve që mbajtën fjalim dhe prenë shiritin e ndërtesës.

E duke komentuar për këtë, veprimtari i LDK-së Xhevat Rexhaj, ka thënë se Amerika e ka lënë sot Haradinajn në këmbë.

Ai ka hedhur dyshime se mos Shpend Ahmetin e kanë bërë kryeministër.

Reagimi i Rexhajt pa ndërhyrjen e redaksisë:

Ahhhhhaaaaa

A din kush me kallxue pse sot ne perurim te ambasades, Amerika e la Rambon ne kam, as nuk e lane me fol e as me e pre shiritin?????? ..

Mos e kane ba Shpenin klyeministel......!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat