Protestuesit: Shpend Ahmeti dëshiron që t’iu merren kiosqet të varfërve për t’iu dhënë të pasurve

Aktuale

Protestuesit: Shpend Ahmeti dëshiron që t’iu merren kiosqet të varfërve për t’iu dhënë të pasurve

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 08:00
Protesta

(E plotësuar) -Pronarët e kiosqeve të Prishtinës për të dytën herë brenda javës i kanë zënë derën kryetarit të komunës, Shpend Ahmeti. Ata dhe një herë kanë protestuar para objektit komunal kundër kritereve të vëna nga komuna, duke konsideruar se ato janë diskriminuese dhe të papërballueshme për ta.

Përfaqësuesi i protestuesve, Sadudin Ahmeti dhe një herë ka kërkuar nga asambleja komunale në Prishtinë që t’ia mundësojë përmes votës që kiosqet të qëndrojnë në pronësi të tyre.

Sipas tij, kryetari i komunës po mundohet të minimizojë problemin duke deklaruar se janë vetëm 11 kisoqe aktive. Për të janë mbi tridhjetë kiosqe me më shumë se 70 punëtorë që do të mbesin të papunë.

Protestuesi Ahmeti theksoi se me anë të këtij vendimi, po dëshirohet që t’iu merret prona të varfërve dhe t’iu jepet të pasurve.

Ndërsa theksoi se qarkullimi mujor i tyre është rreth 3000 mijë euro në muaj, e siç thotë ai është e pamundur të jetë nderi në 5 milionë euro ashtu siç ka kërkuar komuna.

Ahmeti: Ai dëshiron që me iu marrë të varfërve dhe me iu dhënë të pasurve

“Nuk janë njëmbëdhjetë kisoqe sikur deklaron Shpend Ahmeti, por janë mbi tridhjetë aktive dhe janë më shumë se 70 punëtorë që punojnë aty. Ai po këqyrë me minimizuar problemin. Dhe nën 2 dua t’iu tregoj se e vetmja pikë ku ne jemi në kundërshtim me komunën e Prishtinës është kush me qenë pronar në kisoka. Ai dëshiron që me iu marrë të varfërve dhe me iu dhënë të pasurve”, tha ai

Protestuesi tjetër, Arian Mustafa duke përmendur vendimin e komunës, tha se kjo do të krijojë papunësi sepse shumë familje do të mbesin në punë.

Ai drejtoi akuza ndaj organeve komunale. Sipas tij, ata po iu shërbejnë kompanive të mëdha në mënyrë që t’i financojnë partitë e tyre në kohë zgjedhjesh.

Mustafa: Kjo krijon papunësi, shumë familje varen prej kiosqeve

“Arsyeja që po protestojnë shumë njerëz është se kjo krijon papunësi, shumë familje varen prej kiosqeve që janë nga katër anëtarë, apo më tepër. Edhe unë vet kam punuar në kiosk sa kam qenë në Kosovë. Tash këta mbesin pa punë, ia japin atyre që kanë kompani të mëdha dhe supermarkete në mënyrë që kur të vjen koha e zgjedhjeve t’i financojnë partitë e tyre. Dihet shumë thjeshtë  kush janë ata, pronarët e supermarketeve të mëdha, Maxi, Superviva, Elkosi”, tha ai.

Protestuesit thanë se deri kur nuk merret një vendim që e anulon ankandin e komunës, ata do të vazhdojnë protestat paqësore.

Pasi përfundoi protesta, ata vazhduan në asamblenë komunale, ku është duke vazhduar diskutimi se a duhet të hyjë si pikë e veçantë në rend të ditës. Këtë e kërkuan dy partitë opozitare, LDK dhe VV-ja.

Sërish protestojnë pronarët e kiosqeve në Prishtinë

 Pronarët e kiosqeve të Prishtinës për të dytën herë brenda javës i kanë zënë derën kryetarit të komunës, Shpend Ahmeti. Ata edhe një herë kanë protestuar para objektit komunal kundër kritereve të vëna nga komuna, duke konsideruar se ato janë diskriminuese dhe të papërballueshme për ta.

Përfaqësuesi i protestuesve, Sadudin Ahmeti dhe një herë ka kërkuar nga asambleja komunale në Prishtinë që t’ia mundësojë përmes votës që kiosqet të qëndrojnë në pronësi të tyre.

Ai ka thënë se qarkullimi mujor i tyre është vetëm 2000-3000 mijë euro dhe se është e pamundur të arrijnë qarkullimin siç e ka kërkuar komuna 5 milionë euro, në tre vitet e fundit.

Ahmeti mes tjerash u shpreh se me anë të këtij vendimi rreth 70 punëtorë po mbesin pa punë.

Sipas tij, protestat do të jenë të vazhdueshme.

Ndërsa, protestuesi tjetër, Arian Mustafa tha se kiosqet e prezantuara nga organet komunale nuk janë reale.

Protestuesit po ashtu akuzuan komunën se përmes këtij vendimi të tyre po iu shkojnë përshtat bizneseve të mëdha dhe ka hapësirë për manipulime.

Image
Image

Protestojnë pronarët e kiosqeve të Prishtinës (Drejtpërdrejt)

Pronarët e kiosqeve të Prishtinës po protestojnë para Komunës.

Pronarët e kiosqeve në Prishtinë protestojnë sërish

Pronarët e kiosqeve në Prishtinë do të protestojnë sërish sot.

Ata kanë paralajmëruar se do të protestojnë para nisjes së mbledhjes së Kuvendit Komunal me arsyetimin se kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh nga kryetari Shpend Ahmeti.

Në ndërkohë, Kuvendi Komunal i Prishtinës do të mblidhet sot me fillim nga ora 10:00. Në rend dite është revidimi i planit rregullues të hollësishëm për tërësinë urbane “B” të lagjes “Prishtina e Re” etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat