Kryeministrat e rajonit bashkëbisedim në Poznan

Aktuale

Kryeministrat e rajonit bashkëbisedim në Poznan

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 09:13
Kryeministrat e rajonit

Para fillimit të sesionit plenar të Samitit të Ballkanit Perëndimor në Poznan, kryeministrat e vendeve të rajonit mëngjesin e sotëm kanë pasur një bashkëbisedim.

Përpos kryeministrit Haradinaj, në foto shihet edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, ai i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev dhe ai i Malit të Zi, Dushko Markoviq.

Haradinaj po qëndron në Poznan të Polonisë dhe do të marrë pjesë në sesionin plenar të Samitit të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, takim ky që rrjedh nga Procesi i Berlinit.

Me këtë rast, Haradinaj, gjatë sesionit plenar, do të mbajë edhe një fjalim ku të do paraqes rëndësinë që ka ky samit për Kosovën, por edhe për të ardhmen e Evropës, për prosperitetin e përbashkët rajonal.

Në këtë samit do të diskutohet për çështjet e rëndësishme të Ballkanit Perëndimor, planet për të ardhmen dhe bashkëpunimin rajonal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat