Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi ka bërë të ditur se sot është takuar me rektorin e Kolegjit Universitar “UBT”, z. Edmond Hajrizi, përcjell “Bota sot”.
Istrefi këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook i cili ka shkruar se bashkëpunimi me institucione nga fusha e edukimit dhe ndërmarrësisë gjithsesi rritë mundësitë për një orientim të perspektivës së tregut të telekomunikimeve.
Postimi i plotë:
Në vazhdën e aktiviteteve që lidhen me proceset për zhvillimin e mëtejshëm të Telekomit të Kosovës, sot pata kënaqësinë të takohem dhe të bashkëbisedoj me rektorin e Kolegjit Universitar “UBT”, z. Edmond Hajrizi.
Bashkëpunimi me institucione nga fusha e edukimit dhe ndërmarrësisë gjithsesi rritë mundësitë për një orientim të perspektivës së tregut të telekomunikimeve.