U largua nga partia, tash Hasani e përmend shuarjen NISMA-së së Fatmir Limajt

Aktuale

U largua nga partia, tash Hasani e përmend shuarjen NISMA-së së Fatmir Limajt

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 12:23
Bajram Hasani

Ish-ministri Bajram Hasani ka dhënë dorëheqje ditë më parë nga NISMA e Fatmir Limajt. Pas tij kanë dhënë dorëheqje edhe shumë anëtarë të tjerë të kësaj partie. Duke i parë gjithë këto largime, Hasani ka filluar që t’ia përmend edhe shuarjen partisë së Limajt.

Sipas tij kur njerëzit fillojnë të ikin atëherë partia zvogëlohet, e kur ‘ikin pothuajse të gjithë”, Hasani thotë se quhet edhe shuarje.

Këto ai i ka thënë në një shkrim në profilin e tij zyrtar, teksa ka paralajmëruar edhe një ikje nga NISMA.  

“Kur ikin njerëzit nuk quhet dyfishim, por zvogëlim. Kur ikin pothuajse të gjithë mund të quhet edhe shuarje. Të paktën kështu kemi mësuar nga përvoja ne dy ekonomistët, unë dhe Avdyl Brestovci”, ka shkruar Hasani.

Ai ka treguar se Avdyl Brestovci ka thënë dorëheqje nga kryesia e degës në Gjilan dhe nga Këshilli Kombëtar i NISMA-s.

“Folëm gjatë sot. E analizuam tërë situatën. Abdyli po e ndjek rrugën time dhe të shumë miqve që me dëshirën e tyre më janë bashkuar. Ai sot ka dhënë dorëheqje nga NISMA Socialdemokrate, nga kryesia e degës në Gjilan dhe nga Këshilli Kombëtar. Kam takuar shumë njerëz gjithandej por pak kam parë njerëz punëtorë, të urtë e intelektual si ky. Ndjehem shumë mirë kur rrugën time e ndjek edhe Abdyli, ekonomisti me përvojë të gjatë menaxheriale në kompani të ndryshme si publike ashtu edhe private. Politika ndanë dhe bashkon ndonjëherë njerëz. Por kur të bashkon me më të mirët është shumë nder dhe privilegj”, ka përfunduar ish-ministri Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat