Lajmi i fundit nga Mitrovica: Disa serbë janë rrahur gjatë “krizës humanitare”, ja çka po ndodhë atje

Aktuale

Lajmi i fundit nga Mitrovica: Disa serbë janë rrahur gjatë “krizës humanitare”, ja çka po ndodhë atje

Nga: N.Sh Më: 5 korrik 2019 Në ora: 16:22
Pamje nga Mitrovica veriore

“Kriza humanitare” dy ditore e shpallur nga vetë serbët nuk shkoj ashtu siç e kishin menduar.

Ata u munduan që me gënjeshtra të përfitojnë. Madje e shpallën gjendjen emergjente për shkak kinse të mungesës së gjëra ushqimore, mirëpo plani i tyre nuk u realizuar dhe synimet e Serbisë shkuan huq.

Ata u poshtëruan para qytetarëve të vet, por edhe para botës.

Gjatë kësaj krize e cila ishte e manipuluar, shumë serbë kanë kaluar urën e Ibrit dhe janë furnizuar në jug të Mitrovicës.

Dëshmitarët që i kanë pa serbët duke kaluar urën e Ibrit, të cilët janë furnizuar hapur me ushqime, janë rrahur nga vetë serbët.

Sipas tij, serbët furnizohen me mallra dhe ushqime në mënyrë ilegale, pas nuk ndalen në doganë dhe nuk paguajnë asgjë.

“Të paktën janë 5-6 persona që janë rrahur nga serbët, me pretekstin se po dalin hapur në jug për furnizim me ushqime. Kjo edhe ishte arsyeja pse dështuan serbët pas shpalljes së “krizës humanitare”. Qytetarët serbë ditë e natë dalin në jug. Askush nuk i prekë. Madje ata flasin edhe serbisht. Nuk ka pas krizë në veri sepse furnizimi në veri bëhet në mënyrë ilegale. Në Bërnjak dhe Jarninjë ata nuk ndalen në doganë. Askush nuk i pengon”, thotë ky dëshmitar nga veriu për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat