Gashi takim lamtumirës me Ambasadorin e Francës në Kosovë

Aktuale

Gashi takim lamtumirës me Ambasadorin e Francës në Kosovë

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 17:24
Gashi me Ambasadorin e Francës

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, sot ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Republikës së Francës, Didier Chabert

Gashi falënderoi ambasadorin Chabert për kontributin e tij që e ka dhënë në Kosovë dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen që ia ka bërë institucioneve të kulturës dhe të trashëgimisë kulturore, me qëllim të zhvillimit më dinamik të jetës kulturore në vendin tonë.

“Marrëdhëniet në mes dy vendeve tona janë më shumë se sa marrëdhënie në mes dy vendeve mike dhe popujve miqësor”, u shpreh ministri Gashi gjatë takimit me ambasadorin Chabert, duke shtuar se populli dhe shteti francez kanë qenë në krahë të popullit të Kosovës nëpër të gjitha fazat nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë.

Po ashtu, edhe ambasadori francez, ka falënderuar ministrin Gashi për bashkëpunimin e tyre duke theksuar vendosmërinë e Francës për mbështetjen e përparimit të Republikës së Kosovës nëpër të gjitha fushat jetësore.

“Jam i impresionuar me dinamikën e punës që po bëni dhe të jetës kulturore që ka veni juaj, kjo sigurisht është edhe përkushtimin  i institucioneve të kulturës dhe të trashëgimisë kulturore në Kosovë”, ka thënë në fund ambasadori.

Gashi në shenjë mirënjohje për përkushtimin dhe mbështetjen e Ambasadës dhe Ambasadorin e Francës i dhuroi një vepër të autorit të njohur, Rexho Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat