Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka publikuar fotografi nga festa ku ajo mori pjesë për shënimin e 243 vjetorit të Pavarësisë së SHBA’së.
Në një publikim në rrjetin social “Facebook” ajo ka shpërndarë një fotografi me sekretarin e shtetit, Mike Pompeo dhe zonjën Pompeo, me mesazhin për urimin e përvjetorit të Pavarësisë.
“Bashkë me Sekretarin e Shtetit z. Mike Pompeo dhe zonjën Pompeo duke festiar 243 vjetorin e Pavarësisë së SHBA. Kosova është e bekuar me mbështetjen amerikane”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar dje 243 vjetorin e Pavarësisë së tyre.
Në Kosovë, kjo ngjarje u shënua me përurimin e objektit të ri gjigant të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.