Avokati Halilaj reagon ndaj komunës së Drenasit e cila i fyeu qytetarët e varfër

Aktuale

Avokati Halilaj reagon ndaj komunës së Drenasit e cila i fyeu qytetarët e varfër

Nga: N.Sh Më: 5 korrik 2019 Në ora: 22:48
Gazmend Halilaj

Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj ka reaguar ndaj komunës së udhëhequr nga Ramiz Lladrovci.

Komuna e Drenasit përmes një komunikate për media, ka njoftuar se ka dërguar 14 vendime për lirimin e pronave publike komunale të uzurpuar nga njerëz të papërgjegjshëm për disa vite rresht.

Avokati Halilaj shprehet i shqetësuar me mënyrën se si institucionet e Drenasit po i fyejnë qytetarët me nevojë.

Halilaj thotë se, shumica e atyre familjeve që jetojnë në ato objekte banesore i njeh personalisht dhe është avokat i disa prej tyre.

Sipas tij, shumica e atyre banorëve janë familje të dëshmorëve, invalid të luftës së UÇK-së, familje me vlera të larta etike dhe qytetarë por ata janë të varfër, dhe ky thotë se është faji i tyre.

Lexojeni më poshtë reagimin e plotë të avokatit Halilaj të siguruar nga gazeta “Bota sot”:

SHQETESUESE MENYRA SE SI INSITUTCIONI I FYEN QYTETARET ME NEVOJE    

Ndonëse  veprimet e institucioneve për lirimin e pronave të paluajtshme dhe njohjen e te drejtës së shfrytëzimit të tyre përmes procedurave ligjore sigurisht është për tu përshëndetur.

Mirëpo, mënyra se si sot ka vepruar komuna Drenas ne një komunikatë për gazetën Drenica press, ku shfrytëzuesit e këtyre objekteve banesore janë quajtur ,”persona te pandërgjegjshëm", konsideroj që pos qe nuk i shërben asgjëje, njëkohësisht përben fyerje direkete te dinjitetit te njeriut e që bazuar edhe ne Kushtetutën e republikës së Kosovës, dinjiteti i cilitdo qytetar mbetet i pa cenueshëm madje edhe ne situata te jashtëzakoneshme. 

Tutje, personat/ familjet që tani e disa vite janë shfrytëzues të disa objeketeve banesore ani pse pa ndonjë vendim nga organet kompetente, shumicën prej tyre qe unë i njoh si avokat që punoj nder vite ne këtë komune e që tani i kam edhe klient ne këtë çështje, te njëjtit janë familje të dëshmorve, invalid te luftës se UÇK- së, familje me vlera të larta etike dhe qytetare, por i vetmi faj i tyre është qe janë të varfër persona te pa strehë persona me nevojë, por kurrsesi te ,, pa pergjegjeshem".

Andaj si avokat i disa prej tyre por mbi të gjitha si qytetar pres qe nëse ky institucion për të cilin kemi derdh shumë gjak, nuk mund t'iu beje zgjidhje për strehim këtyre familjen me nevojë, te paktën mos ti fyej, mos ti quaj te papërgjegjshëm, ngase Institucioni për realizimin e qëllimeve te tij duhet ti shfrytëzoj mekanizmat ligjor, por kurrsesi fyerjen dhe denigrimin e cilit do qytetar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat