Xhirimi i emisioneve radio- televizive, regjistrimi i zërit e montazhi, më nuk do të mësohet vetëm në mënyrë teorike nga studentët e gazetarisë në Universitetin e Prishtinës.
Tani e tutje, ata do të bëjnë edhe realizimin e tyre në praktikë, në MediaLab.
Këtë projekt e mbështeti Ambasada e SHBA-së, përfaqësuesi i së cilës, uroi pjesëmarrësit në gjuhën shqipe.
E ky investim, i gëzoi studentët.