Deputeti i LDK’së jep shenja që Vjosa Osmani mund të jetë kandidate për kryeministre

Aktuale

Deputeti i LDK’së jep shenja që Vjosa Osmani mund të jetë kandidate për kryeministre

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 10:03
Vjosa Osmani

Naser Rugova, deputet i LDK’së, ka thënë se LDK’ja do të udhëheq me Qeverinë e ardhshme dhe se në krye të qeverisë sipas tij do të jetë një kryeministër apo kryeministre nga partia e tij. Nuk dihet nëse ka aluduar në deputeten Vjosa Osmani kur e ka thënë një gjë të tillë.

Ai ndër të tjera nuk ka pranuar që të flasë për veprimet si deputetë të vajzës së presidentit, Teuta Rugovës.

Ndërkohë sipas tij, institucionet e Kosovës dhe LDK’ja nuk e kanë trajtuar mirë familjen Rugova.

“Familja Rugova nuk është trajtuar mirë as nga institucionet e as nga LDK’ja. Nuk është respektuar sa duhet “, ka thënë Naser Rugova në një intervistë në RTK.

Ndërkohë i pyetur nga gazetari rreth veprimeve që ka bërë Ukë Rugova, deputeti thotë se nuk mund të flas për fëmijët e presidentit.

“Unë nuk mund të flas për fëmijët e presidentit, ata janë të rritur” ka potencuar Rugova.

Teksa ka folur për koalicionet e ardhshme qeverisëse, ai thotë se nuk do të bëjnë kurrë koalicion me PDK’në, dhe se qeveria e ardhshme do të udhëhiqet nga një kryeministër apo siç thotë Rugova një kryeministre.

“ LDK kurrë nuk duhet të bëjë koalicion me PDK. PDK duhet të shkojë në opozitë të paktën dy mandate. LDK do të dalë e para në nivel vendi. Do të bëjmë koalicion me partnerë tjerë. Është e mirëseardhur LVV, me ta do t’i bënim 61 vota solide”, ka thënë Rugova.

Kur ka folur për atë se kush do ta udhëheq qeverinë e ardhshme, Rugova ka thënë se do të jetë kryeministër apo kryeministre, por nuk dihet nëse ka aluduar për deputeten Vjosa Osmani.

“Kryeministri apo kryeministrja e ardhshme, mos të bëjmë dallime, do të jetë i LDK’së dhe do ta bëjmë kthesën e madhe”, ka shtuar Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat