OJQ-të: Procesi për noterët të kthehet në pikën zero

Aktuale

OJQ-të: Procesi për noterët të kthehet në pikën zero

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 14:10
Ilustrim

Instituti Colombus, Organizata Çohu, Instituti i Kosovës për Drejtësi, Lëvizja FOL dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) e kanë konsideruar skandaloz faktin që një numër i madh i kandidatëve të cilët kanë kaluar fazën e parë të procesit përzgjedhës për noter, janë në lidhje të drejtpërdrejtë familjare, politike e miqësore me anëtarët e komisionit dhe partinë politike që menaxhon me Ministrinë e Drejtësisë.

Këto organizata kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë lidhur me mbarëvajtjen e fazës së parë të provimit të noterisë dhe për më tepër konsiderojnë skandaloz faktin që një numër i madh i kandidatëve të cilët kanë kaluar fazën e parë të procesit përzgjedhës për Noter, fazën e testimit me shkrim, janë në lidhje të drejtpërdrejtë familjare, politike e miqësore me anëtarët e komisionit dhe partinë politike që menaxhon me Ministrinë e Drejtësisë.

 “Fillimisht ne si organizata bëjmë të qartë faktin se mbështesim çdo proces meritor e profesional për çdo aplikant dhe respektojmë të drejtën e secilit për të qenë pjesë e një procesi meritor e profesional, mirëpo kundërshtojmë abuzimin dhe shfrytëzimin e lidhjeve, qoftë politike, familjare e miqësore për të favorizuar kandidatë të caktuar. Rezultatet e para mbetën shqetësuese. Gjetjet e raportuara nga Koha Ditore dhe të konfirmuara nga organizatat në fjalë janë tregues i qartë se  një numër madh i kandidatëve të cilët kanë kaluar pjesën e parë të vlerësimit, janë në lidhje të ngushtë dhe të drejtpërdrejtë  me anëtarët e Komisionit Vlerësues, persona të profilit të lartë politik, grupe të interesit, persona në pozita kyçe në sistemin e drejtësisë në Kosovë, noter dhe përmbarues aktual, dhe punonjës të kësaj Ministrie. Një gjetje e tillë konfirmon edhe njëherë masën e keqpërdorimit t ë pushtetit publik, privatizimin e ligjit dhe konfirmojnë arsyet se pse qytetarët vazhdojnë ta humbasin besimin në institucionet publike dhe shpresën për të ardhme më të mirë në vendin e tyre. Organizatat në fjalë konsiderojnë që çdo proces, përfshirë këtë të fundit, i cili përcillet me gjetje të tilla dhe që është dukshëm në shkelje flagrante të ligjit për konflikt interesi, parimit të meritokracisë si parim bazë  i çdo procesi përzgjedhës për profesionet të lira, ndikon në shlyerjen e standardit që duhet ndërtuar për të siguruar një sistem të mirëfilltë të noterisë publike që është profesional, i pavarur dhe garanton për shtetin e së drejtës dhe lirisë kontraktuale. Lejimi që një praktike e tillë të shndërrohet në normalitet mbetet e rrezikshme dhe humbet besimin që pushteti publik i cili është besuar noterëve  do të ushtrohet në mënyrë profesionale. Për ne mbetet e papranueshme që nepotizmi,&nb sp; lidhjet shoqërore, miqësore dhe politike të  shndërrohen në standarde të cilat janë të domosdoshme për të qenë të sukseshëm në këtë proces përzgjedhës”, thuhet në reagim.

Në reagimin e organizatave thihet se bazuar në raportin e progresit të Komisionit Evropian (raporti për vendin i vitit), sektori i sundimit të ligjit duke përfshirë mekanizmat që zbatojnë pushtetin publik  vazhdon të jetë i ndikuar politikisht  dhe jashtëzakonisht joprofesional, dhe si i tillë ky vlerësim është përsëritur për vite me radhë. Procesi i përzgjedhjes së noterëve të rinj veçse konsiderohet vazhdimin e  një logjike të tillë klienteliste.

“Organizatat në fjalë kërkojnë nga Ministria e Drejtësisë që këtë proces ta kthejë në pikën zero ndërsa procesi i ri për përzgjedhjen e kandidatëve të monitorohet nga institucionet ndërkombëtare dhe Organizatat e Shoqërisë Civile. E gjithë kjo do të garantonte transparencë me të madhe në këtë proces, barazi për kandidatët e dhe meritorkraci për secilin aplikant. Përmes këtij reagimi ne gjithashtu u kërkojmë Odës së Noterëve si palë e parë që atakohet nga ky proces, përfshirë noterët individual,  që të tejkalojnë frikën, të kundërshtojnë një praktikë të tillë, si dhe t’i bashkohen thirrjes sonë drejtuar Ministrisë së Drejtësisë që të ndalë praktika të tilla dhe si minimum të garantoi që personat jo-meritor, me lidhje të qarta familiare, lidhje të ngushta miqësore me anëtarët e komisionit të cilët dukshëm kanë përdorur lidhjet politike të mos jenë pjesë e sistemit noterial.

Ministria e Drejtësisë bartë mandatin që të garantoi organizimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve për noter gjithmonë duke respektuar parimin e meritokracisë, bazën ligjore të rregullimit të përzgjedhjes së kandidatëve përmes sigurimit të një procesi të drejtë, të paanshëm dhe të pandikuar nga çfarëdo lidhje politike, familjare e shoqërore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat