Dalin katër emra serb për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, emri i pestë përfolët një shqiptar

Aktuale

Dalin katër emra serb për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, emri i pestë përfolët një shqiptar

Nga: N.Sh Më: 6 korrik 2019 Në ora: 18:53
Oliver Ivanoviq

Ka mbi një vit e gjysmë që është vrarë Oliver Ivanovi në Mitrovicë.

Për vrasjen e tij kanë filluar të përmend emra të ndryshëm.

Është thënë se gisht në këtë vrasje ka Rdojçiqi. Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka përfshirë Florim Ejupin si autor i vrasjes.

Ndërsa ish agjenti i SHIK-ut Naim Miftari, thekson se, vrasja e Ivanoviqit është kurdis nga vet Aleksandër Vuçiqi.

Ai thekson se, këtë vrasje e ka ëprgatit Andrea Vuçiq, Radojçiqi dhe Rakiçi.

Miftari përmes një postimi në Facebook, shprehet se, emri i Florim Ejupit po përdorët nga UDB-ja dhe nga Vuçiqi për me i etiketu shqiptarët në vrasje.

Ja postimi i plotë:

Vrasja e Ivonoviçit është kurdisur nga Aleksandër Vuçiqi.

Vrasjen e ka përgatitur vëllai i kryetarit të Serbisë, Andrea Vuciçi njeri kryesor i krimit të organizuar në Ballkan.

Vrasjen e kanë përgatit personalisht Milan Radojçici dhe Goran Rakiqi i veriut.

Sa i përket emrit të Florim Ejupit, pas luftës UDB e ka përdorë këtë emër me i etiketua shqiptarët si vrasës të civilëve serb në Kosovë.

Rasti i "Nish ekspresin" dhe sot prapë emrin e Florimit e përdorin UDB e Vuçiqi në rastin e vrasjes te Oliver Ivanoviqit që me i etiketua shqiptarët si vrasës të politikanëve serb të Kosovës.

Florim Ejupi duhet me kuptu se këto raste janë të lidhura dhe aj duhet të jetë i brengosur pasi ndoshta pas ca vitesh prapë keq përdorët emri i tij për vrasje tjera nga UDB ose nga ish shefat e Florim Ejupit që ika patur pas luftës....?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat