Ramiz Lladrovci para doktorimit merr një goditje të ashpër nga një prof. doktor

Aktuale

Ramiz Lladrovci para doktorimit merr një goditje të ashpër nga një prof. doktor

Nga: N.Sh Më: 6 korrik 2019 Në ora: 19:35
Ramiz Lladrovci

Kosovës po i shtohet edhe një intelektual! Bëhet fjalë për kreun e Drenasit, i cili ka deklaruar se së shpejti do të doktoroi.

Pas doktorimit të tij do të krenohet krejt Drenasi! Kështu vlerëson prof. Dr. Binak Maxharraj i cili shton se, kjo nuk është çudi pasi kanë humb vlerat e arsimit.

Maxharraj i quan të tmerrshme deklaratat e doktorit të ardhshëm Lladrovcit i cili qytetarët e Kosovës që po largohen nga Kosova i kishte kritikuar. Lladrovci kishte thënë se ata mos ta quajnë vetën shqiptar.

Lexojeni shkrimin e Maxharrajt:

E TMERSHME: KUR RAMIZ LLADROVCI IA FUTE KOT?!

Lladrovci: “Ata qe po ikun nga Kosova, mos ti thon me vetit shqiptare”.

Ramiz Lladrovci paska deklaruar se pas dy-tre muajsh do te doktoroi. Nuk eshte aspak e quditeshme sepse ne sistemi e pas luftes te aresimit ku kane humb edhe vlerat me elementare nuk eshte qudi qe qdo kush po doktoron. Por nejse me dije apo pa dije, me rendesi qe Kosoves po ju shtojka edhe nje dr, me siguri se do te krenohet edhe Drenasi dhe krejte Drenica.

Por mendjen e kam diku tjeter,ne deklaraten e Ramiz Lladrovcit, doktorit tone te ardhshem, kur ai thote por me shume ofendon popullin e vet, kombine e vet me deklaraten e tij skandaloze, te turpshme kur thote ate thenjen hamletiane ne stilin te jesh a most e jesh:

“Ata qe poi kun nga Kosova,mos ti thon me vetit shqiptar”?!

Pos atyre skandale ne rrethin diplomatik ne Tirane kur ishte amabasador i cili nuk dinte as sjelljet elementare te diplomacise u detyrua ta le postin e ambasodorit per te ardhe si Kryetar I Komunse se Drenasit.

Po pyes se a me shqiptare eshte Ramiz Lladrovci,apo “ata qe poi kun nga Kosova”.

A e din ti Ramiz Lladrovci,me gjithe respektin qe kame per familjen Tuaj sepse ka dhene shume per Kosoven, se pse po ike populli, e sidomos te rinjet nga Kosova. Kosova po shprezet per dite e me shume bash si ne Kohen e Milloshit, por atehere nga dhuna e pergjakshme,kurse tashti nga dhuna qe po ua bani Ju me te gjithe pushtetaret tjere qe e kane kape dhe zapu shtetin per interest personale,thjesht per tu pasuru. Pushtetaret e sotem, por edhe ti me ta,jeni ata qe psara lufte skeni pas as opinga siq duhet,sot te gjithe ju na keni dal milioner. Per milioneret shume u ba fjale keto dite. Pse,kah ju erdh gjithe kjo pasuri, me punen e ndershme jo se jo.

Po ta perkujtoi vetem shtepin Tende ne Drenice e ndertueme, n’daq thuaj alafranga, ndaq alaturke, me bazen ne Drenicen ku shume kush nuk ka as uje te pijes. Kjo shtepi e jotja e jep me shume nje shemtim ne ate rreth ku eshte e rrethuar nga shtepit e varfra te fshatereve se sa ndonje bukuri. Nuk po ta permendi edhe pasurin tjeter per te cilen eshte ba fale shumehere neper media.

Por ,nje gje dua ta them se sikur e gjitha ajo pasuri e vjedhur e plaqkitur nga pushtetaret tane per keto 20 vite te pasluftes, te investohej ne zhvillimin ekonomik, me siguri do te kishim shume me shume vende pune e cila do te mundesonte punesimin e popullates, sidomos te te rinjeve te cilet nuk do te detyroheshin te ikun nga vendi.

Pra,sipas teje ata qe po ikun nga dhuna ekonomike dhe per te cilet per 20 vite nuk u kujdes askush per ta, a jane me shqiptar,se sa ata qe qe e vodhen, e plaqkiten e molen si lopen kete shtet. Kjo me se miri po i tregojn trambulencat mafioze ne telekomin e Kosoves i cile per te gjitha keto vite u sherbeje te gjitheve si plaqke dersa e rrezuan per toke si viktimen e bishave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat