Shkatërrohet spitali ushtarak i UÇK-së

Aktuale

Shkatërrohet spitali ushtarak i UÇK-së

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 20:52
Spitali ushtarak i UÇK-së

Në një objekt në Potok të Podujevës, mjekoheshin ushtarët e plagosur të Zonës Operative të Llapit.

Në ditët e sotme ky objekt nuk përdoret për asgjë, pasi aty ka me bollëk rrënoja e mbeturina.

Afrim Bajçinovci, njëri nga banorët e paktë të kësaj zone dhe ndër 118 personat që në atë kohë shërbente këtu, fajtorë për shkatërrimin e objektit lë institucionet që sipas tij nuk e ruajtën atë pasi u rinovua në vitin 2000 nga një organizatë e huaj.

Në Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, thonë se për restaurimin e objektit duhet të pranojnë kërkesë nga ata që dikur kanë shërbyer aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat