Deputeti i LDK-së godet kryeministrin: Bashkëpunimi me BIA-n për Haradinajn nuk është kurrfarë problemi

Aktuale

Deputeti i LDK-së godet kryeministrin: Bashkëpunimi me BIA-n për Haradinajn nuk është kurrfarë problemi

Nga: N.H Më: 6 korrik 2019 Në ora: 21:18
Ramush Haradinaj

Për shkak të rrezikut që mund t’i paraqesë Kosovës, ish-këshilltarja e kryeministrit Ramush Haradinaj, Nita Himaduna, është vënë nën mbikëqyrje nga Inteligjenca e Kosovës.

Ndërkaq, për Nita Himadunën çështjet e ngritura në shkresë janë hajgare.

E lidhur me këtë ka reaguar ashpër deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli. Deputeti i opozitës konsideron se bashkëpunimi i familjarëve të saj me BIA-n dhe keqpërdorimi i buxhetit nuk është kurrfarë arsye për shkarkim.

Në postimin e tij, Avdyli ironizon me Haradinaj, duke i thënë se shkarkimi i saj do të ndodhte vetëm kur do t’i zbathte këpucët, siç veproi ditë më parë një nga zv.ministrat.

Ja shkrimi i plotë:

Bashkëpunimi i familjarëve te saj me BiA dhe keqpërdorimi i buxhetit sështë kurrfarë arsye për shkarkim, por po ti kishte zbathë këpucët do e kishte shkarku. Hajgare është puna e saj në dëm të shtetit s, problem do bëhej ngritja e këmbëve në dritare. Qeveri pa zot shpie, ku nuk qeveriset por menaxhohet anëtarët e bandës dhe klanit. Për të kuptuar këtë mënyrë te qeverisjes duhet rishikuar filmat Kumbara ( Godfather) 1 dhe 2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat