Serbët protestuan për të 30-ën herë kundër pushtetit të Vuçiqit

Aktuale

Serbët protestuan për të 30-ën herë kundër pushtetit të Vuçiqit

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 07:46
Pamje nga protesta

Protesta “1 nga 5 milionë” në Beograd është mbajtur edhe dje.

Kjo protestë është e tridhjeta me radhë, që kur qytetarët po kërkojnë dorëheqjen e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ata patën kritika edhe për Kryeministren Ana Bernabiq, ku qytetarët thanë se që dy vite ajo nuk i ka kushtuar vëmendje kritikave për qeverinë e saj, por që mandati i saj u shoqërua vetëm më dhunë dhe korrupsion.

Ecja tjetër e protestës është planifikuar të shtunën, më 13 korrik.

Falendërime për protestën pati për studentët të cilët që shtatë muaj iu bashkangjitën këtyre protestave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat