Pas përplasjes diplomatike Bullgari- Serbi për Kosovën, reagon Haradinaj

Aktuale

Pas përplasjes diplomatike Bullgari- Serbi për Kosovën, reagon Haradinaj

Nga: A.M. Më: 7 korrik 2019 Në ora: 10:08
Ramush Haradinaj, Boyko Borissov

Pasi që Bullgaria i doli në mbrojtje Kosovës ndaj deklaratave zyrtarëve serb, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka falënderuar Kryeministrin e bullgar, Boyko Borissov.

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se “e përkrahu fuqishëm vizionin e Kryeministrit Borissov për një Europë gjithpërfshirëse, që shkon përtej mendësive të shekullit të kaluar, mendësi që kanë krijuar tragjedi dhe përjashtime“.

Postimi i plotë:

Shpreh respekt të veçantë për Kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov, për qëndrimin parimor ndaj Kosovës dhe të drejtës sonë për të qenë pjesë e familjes europiane. Vendimi, që samiti i ardhshëm të ketë nikoqir Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut e bënë edhe më domethënës procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor. Kosova është pjesë e rëndësishme e këtij procesi dhe rreshtohet krah aleatëve si vlerë e shtuar e integrimit të rajonit në BE. Njohja reciproke me Serbinë në kufijtë ekzistues, do të hapte perspektivën tonë. E përkrahu fuqishëm vizionin e Kryeministrit Borissov për një Europë gjithpërfshirëse, që shkon përtej mendësive të shekullit të kaluar, mendësi që kanë krijuar tragjedi dhe përjashtime. Pa përfshirjen e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, si pjesë përbërëse të familjes europiane, BE nuk do të jetë e plotë. Faleminderit Boyko!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat