“Marre për qeverisjen e këtij vendi!”

Aktuale

“Marre për qeverisjen e këtij vendi!”

Nga: A.ZH Më: 7 korrik 2019 Në ora: 12:55
Qeveria e Kosovës

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar stastistikat e fundit për gjendjen e varfërisë në Kosovë. Sipas kësaj Agjencie, rreth rreth 23% e popullsisë në Kosovë jeton në varfëri të skajshme.

E ndaj këtij lajmi, ka reaguar ashpër Kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se hajnia në trojet shqiptare ka marrë peng gjithçka, madje edhe të ardhmen.

“Marre për qeverisjen e këtij vendi!”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook.

Reagimi i plotë i Kurtit:

Sipas Agjencionit të Statistikave të Kosovës - rreth 23% e popullsisë Kosovare jeton në varfëri të skajshme.

Vetëm në trojet shqiptare edhe ata që kanë një punë, jetojnë në pragun e varfërisë, pasi hajnia ka marrë peng gjithçka, ekonominë, shëndetësinë, arsimin, politikën deri edhe të ardhmen!

Marre për qeverisjen e këtij vendi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat