Shqipëria merr vendimin e madh për t’u solidarizuar me Kosovën karshi Bosnjës

Aktuale

Shqipëria merr vendimin e madh për t’u solidarizuar me Kosovën karshi Bosnjës

Nga: D.RR Më: 7 korrik 2019 Në ora: 15:20
Ilustrim

Ministria e jashtme e Shqipërisë është solidarizuar me Kosovën sa i përket pjes(mos)pjesmarrjes në Samitin e Sarajevës.

Kështu ka shkruar Prof. Dr. Enver Bytyçi në Facebook.

Ai e vlerëson pozitivisht këtë veprim të Shqipërisë dhe shpreson që ky vendim të ketë të bëjë pikërisht me integritetin shtetëror të Prishtinës.

Postimi i plotë:

Ministria e jashtme e Shqipërisë është solidarizuar me Kosovën sa i përket pjes(mos)pjesmarrjes në Samitin e Sarajevës.

Kjo është politika dhe diplomacia që duhet të ndjekë Shqipëria. Retorikat dhe marrëveshjet elektorale midis dy vendeve nuk i ndihmojnë Kosovës.

Kosova ka nevojë për solidaritetin e çdo qeverie shqiptare, me qëllim që ndërkombëtarët të detyrohen të ndërhyjnë tek vende të tilla si Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina, me qëllim që shteti i Kosovës të trajtohet me dinjitet në veprimtaritë rajonale.

Shpresoj që ky vendim të ketë të bëjë pikërisht me integritetin shtetëror të Prishtinës dhe të mos jetë çokë për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, të cilit i është adresuar ftesa nga kreu i presidencës boshnjake, Milorad Dodik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat