Isa Mustafa i reagon Pal Lekajt: Trego sa shoferë janë me leje të blera nga zyrtarët e tu

Aktuale

Isa Mustafa i reagon Pal Lekajt: Trego sa shoferë janë me leje të blera nga zyrtarët e tu

Nga: v.r Më: 7 korrik 2019 Në ora: 15:40
Isa Mustafa

Ish-kryeministri Isa Mustafa, i ka reaguar ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt, duke i kërkuar që të jep përgjegjësi për arrestimit e 20 zyrtarëve për korrupsion, para se të merret me opozitën, shkruan “Bota sot”.

Postimi plotë i Isa Mustafës:

Ministri Lekaj, derisa po gjykohen rreth 20 zyrtarë të tij për korrupsion, e ka gjetur të merret me opozitën. Vërtetë, dikush po tallet me qytetarët! Veç jo opozita.

Ministri do të ishte më mirë të mendojë, si prind që është, se sa janë nga shoferët me leje të blera nga zyrtarët e tij, që po vrasin fëmijët tanë nëper rrugë. Dhe të ndjej përgjegjësi. E jo të tregojë sesi duhet të mbetet në pushtet. IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat