Vazhdon “lufta” në distancë – Mustafa e quan kriminel Lekajn

Aktuale

Vazhdon “lufta” në distancë – Mustafa e quan kriminel Lekajn

Nga: N.H Më: 7 korrik 2019 Në ora: 18:13
Isa Mustafa

Janë duke vazhduar polemikat mes ish-kryeministrit Isa Mustafa dhe ministrit Pal Lekaj.

Pal Lekajt “nuk po i vie keq” pse ka marrë sot akuza nga ish-Kryeministri i Kosovës për aferën me patentë shoferë. Madje, ministri i Infrastrukturës është tallur me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën. Lekaj ka thënë se ish-kryetari i Prishtinës e di një punë më së miri: vajtimin.

Ndërsa, lidhur më këtë, Mustafa në përgjigjen e tij thotë se vajton dhe ndjen dhembje për njerëzit që po vriten në rrugë nga ata zyrtarë të ministrisë së Lekajt që dyshohen se po ua shesin lejet e vozitjes.

Sipas Mustafës, vetëm kriminelët mund të sillen me shpërfillje në këtë situatë.

“Zoti Minister Lekaj, Unë vajtoj dhe ndjej dhembje për njerëzit që po vriten në rrugë nga ata që zyrtarët e ministrise tuaj dyshohet se po ua shesin lejet e vozitjes, pa provim. Vetëm kriminelët mund të sillen me shpërfillje në këtë situate”, shkruan Mustafa në llogarinë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat