AAK deklarohet për zgjedhjet e jashtëzakonshme në vjeshtë, ka një mesazh për LDK-në

Aktuale

AAK deklarohet për zgjedhjet e jashtëzakonshme në vjeshtë, ka një mesazh për LDK-në

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 19:08
AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka hedhur kritika të shumta në drejtim të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e posaqërisht për kohën sa kjo parti ka udhëhequr me postin e kryeministrit.

Duke komentuar deklaratat e opozitës se vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në vjeshtë, nga partia e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, thonë se gjithë këto deklarata janë të kota.

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka deklaruar se nuk kanë frikë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe se interesimi për t’ju bashkuar Aleances asnjëherë nuk ka qenë më i madh.

“Dallimi i qeverisë Mustafa me qeverinë Haradinaj është se kjo qeveri është përballë me çdo temë që ka fjet në qeverinë Mustafa dhe i ka kry, ka ba zgjidhje, ky është dallimi mes dy qeverive. Ndersa për sa i përket zgjedhjeve, kur ata janë të gatshëm mos të folin por të veprojnë. Ne jemi ketu, jemi çdo ditë në terren, rritja dhe interesimi për t’ju bashkuar Aleancës asnjëherë nuk ka qenë më mirë”, tha ajo.

Ndryshe, zyrtarë të LDK-së gjatë ditës kanë thënë se vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në shtatorin e këtij viti. Ata janë shprehur të pakënaqur me udhëheqjen e Haradinajt dhe se, siç shprehen ata, vendit i duhet ndryshimi i udhëheqjes së ekzekutivit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat