Zyrtari i LDK-së godet qeverinë Haradinaj: Këto janë klithjet e fundit

Aktuale

Zyrtari i LDK-së godet qeverinë Haradinaj: Këto janë klithjet e fundit

Nga: Z.B Më: 7 korrik 2019 Në ora: 19:40
Ilustrim

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka thënë se mocioni i mosbesimit dhe rrjedhimisht rrëzimi i qeverisë nuk është as për së afërmi, sipas tij, kjo është zgjidhja e mjaftueshme dhe fatlume për të ardhmen e qytetarëve të Republikës së Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Gecaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook i cili ka shkruar se kjo klasë politike, ky sistem i kriminalizuar qeverisës, kjo “kapje” e shtetit dhe kjo ndërlidhje vëllazërore e mafies me qeverisjen duhet çmontuar në rrënjë.

Postimi i plotë:

ULËRIMAT E “BISHËS” SË PLAGOSUR!

Mocioni i mosbesimit dhe rrjedhimisht rrëzimi i qeverisë nuk është as për së afërmi zgjidhja e mjaftueshme dhe fatlume për të ardhmen e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Kjo klasë politike, ky sistem i kriminalizuar qeverisës, kjo “kapje” e shtetit dhe kjo ndërlidhje vëllazërore e mafies me qeverisjen duhet çmontuar në rrënjë, në palcë dhe përfundimisht! Ulërimat të cilat po dëgjohen nga pjesëtarë të kësaj kaste, dëshirojmë të besojmë se pasqyrojnë klithjet e fundit dëshpëruese të “bishës” së plagosur para shkuarjes së tyre në “amshim” të përhershëm! Fati ynë dhe i fëmijëve tonë është në duart tona!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat