Pal Lekaj i drejtohet Isa Mustafës: Ka ikur koha juaj, Facebook-u ju la në shtëpi

Aktuale

Pal Lekaj i drejtohet Isa Mustafës: Ka ikur koha juaj, Facebook-u ju la në shtëpi

Nga: A.SH Më: 7 korrik 2019 Në ora: 21:10
Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukrturës Pal Lekaj vazhdon me polemikat me ish-kryeministrit Isa Mustafa, përcjell “Bota sot”.

Ai përmes një postimi në Facebook i drejtohet Mustafës duke i thënë se koha juaj ka ikur dhe se akuzat që po bëni nuk ju kanë hije.

Postimi në Facebook:

Ish Kryeministër, e dimë të dytë që po bëhen gjëra të mëdha, por nuk jam “zoti” siç po më drejtoheni.

Ka ikur koha juaj kur keni ndikuar në drejtësi. Facebook-u ju la në shtëpi, sepse nga ky rrjet nuk rregullohen gjërat dhe për më tepër, akuzat që po bëni nuk ju kanë hije, si njeri i përgjegjshëm, i dini adresat, nëse keni argumente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat