Gjykata detyron MZHE të lejojë qasje në dokumentat për TC ‘Kosova e Re’

Aktuale

Gjykata detyron MZHE të lejojë qasje në dokumentat për TC ‘Kosova e Re’

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 06:09
MZHE

Balkan Green Foundation (BGF), Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizojnë konferencën për media për të prezantuar Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj padisë së organizatave për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) për moslejim të qasjes në dokumente zyrtare për termocentralin ‘Kosova e Re’. 

Gjykata Themelore ka aprovuar si të bazuar kërkesëpadinë e organizatave dhe detyron Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik që të lejojë qasje në dokumentat e kërkuara.

Balkan Green Foundation (BGF), Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) kanë ngritur shqetësimet e tyre të vazhdueshme mbi kontratën miliardëshe të Termocentralit Kosova e Re e cila veçse po jetësohet me ndihmën e kompanisë publike NKEC.

Këto organizata kanë kërkuar tërheqjen e menjëhershme nga kontrata për ndërtimin e këtij termocentrali.

Ky projekt sipas tyre do të falimentojë Kosovën ekonomikisht, do të pamundësojë liberalizimin dhe integrimin e tregut të energjisë elektrike, si dhe paraqet një goditje vendimtare të mjedisit, shëndetit dhe të drejtave të njeriut. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat