Veprimtari iu reagon ashpër Dhurata Hoxhës, Ahmet Isufit, Arben Gashit dhe Ilmi Reçicës - Bota Sot
Veprimtari iu reagon ashpër Dhurata Hoxhës, Ahmet Isufit, Arben Gashit dhe Ilmi Reçicës

Aktuale

Veprimtari iu reagon ashpër Dhurata Hoxhës, Ahmet Isufit, Arben Gashit dhe Ilmi Reçicës

Nga: A.Zh Më: 8 korrik 2019 Në ora: 13:48
Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka deklaruar se fajtor për mos liberalizimin e vizave për Kosovën, është Bashkimi Evropian. Ajo ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha obligimet dhe detyrat e kërkuara nga BE-ja për liberalizim.

Vlerësim të njëjtë si të ministres Hoxha, ka dhënë edhe deputeti i AAK-së Ahmet Isufi, ai i PDK-së Elmi Reçica, ndërsa deputeti Arben Gashi nga LDK-ja, ka thënë se çështja e vizave tashmë ka mbetur mes Qeverisë dhe BE-së.

Deklaratave të Dhurata Hoxhës dhe të tre deputetëve të lartpërmendur, u ka reaguar veprimtari Sali Rexhaj.

Ai i është kundërpërgjigjur ministres Hoxha se fajin për mos heqjen e vizave, e ka presidenti Hashim Thaçi, i cili sipas Rexhajt, është “kreu i krimit dhe zhbërjes së shtetit të Kosovës”, përcjell Bota sot.

Për Isufin, veprimtari ka thënë se ishte komandant i një zone ku nuk kishte luftë, teksa ia ka përmendur gazin lotsjellës, kundër marrëveshjes së Demarkacionit, të cilin sipas tij, AAK e votoi vetëm për të ardhur në pushtet.

Për Arben Gashin, Rexhaj ka thënë se bashkë me 16 deputetët e LDK-së, e rrëzuan qeverinë e Isa Mustafës dhe pas tri vjetësh votuan marrëveshjen e Demarkacionit.

Ndërsa, deputetit të PDK-së Ilimi Reçica, veprimtari i është kundërpërgjigjur, duke thënë se kjo 4-5 veta nga kjo parti e kontrollojnë shtetin.

Rexhaj ka fajësuar presidentin Thaçi “për kidnapim të shtetasve turq”, të cilët sipas tij, i dorëzoi në Turqi duke shkelur ligjin dhe Kushtetutën.

Më poshtë reagimi i plotë:

Dhurata, fajet i ka Hashimi i cili eshte kreu i krimit e zhberjes se shtetit te Kosoves. Nje shtet presidenti i te cilit vjedhe e vret dhe nuk i njeh kufinjet e shtetit te vet, nuk ka liberalizim te vizave.

Ahmet, komandanti i nje zone ku nuk ka pase lufte, a te kujtohet kur gjuanit gaz, mollotov e zolla kunder ratifikimit te marreveshjes se demarkacionit, te cilen e votuat vetem pasi erdhet ne pushtet.

Arben, ti me 16 deputet te LDK-es ne krye me Vjosen, Bulliqin...nuk e votuat demarkacionin po e rrezuat Isen dhe pastaj Ramushit ja votuat te njejten marreveshje. Pas tri vjetesh.

Hilmi, ti e Klani Kriminal Pronto, siq thot Samia 4-5 vete e kontrolloni shtetin ne te gjitha poret, presidenti juaj i kidnapoj 6 qytetar dhe ja dorezoj Erdoganit duke shkel ligje e kushtetute e marreveshje e konventa nderkombetare. E ju edhe sot e mbroni.

Pra fajtor jeni vetem ju e askush tjeter. Ju po e mbani Kosoven peng dhe ju e keni izoluar. Komplet klasa e poshter politike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...