Ndonëse qeveria e Kosovës ka vënë taksë prej 100% produkteve serbe dhe atyre boshnjake, prapë se prapë, konsumimi i produkteve vendore ende nuk është në nivelin e dëshiruar, shkruan “Bota sot”.
Janë bujqit nga Krusha e madhe, të cilët, nëse vazhdon ky ritëm, do të detyrohen që perimet si kepa, speci dhe patatja t’i hedhin në mbeturina pasi që, konsumatorët, e imponuar nga politika, më shumë marrin prodhimet e huaja se ato vendore.
E gjitha kjo, vjen për shkak se, atyre iu serohen prodhimet e huaja e jo ato vendore.
Muharrem Hoti nga Rahoveci, për “Bota sot”, tregon se gjendjen e rëndë që ndodhen bujqit e Kosovës, veçmas ata të prodhimeve si qepët, patatet dhe specat.
“Shumë shtrenjtë, i kemi mbjell dhe s’po kemi kah m’i shit”, tha i revoltuar Hoti.
Sipas tij, nëse qeveria nuk ndërmerr ndonjë hapë konkret për zgjidhjen e kësaj situate, ata, do të detyrohen që perimet e mbjella t`i hedhin në mbeturina, apo siç shprehet ai dhimbshëm, do t’shkojnë posht.
“Nuk e di, nuk e di hiq. Në qoftë s’ndërmerr qeveria dicka, vaj halli për ne, të gjitha këto perimet do t’ shkojnë poshtë”, tha ai.