Show në Gjykatë: Prokurori Syla i thotë të akuzuarit “mbylle gojën”

Aktuale

Show në Gjykatë: Prokurori Syla i thotë të akuzuarit “mbylle gojën”

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 16:52
Sylë Hoxha

Tensione verbale janë shkaktuar sot gjatë seancës në rastin e njohur si ‘Syri i Popullit’.

Prokurori Special, Sylë Hoxha është përplasur me të akuzuarin në këtë rast, Sadri Ramabaja.

Kjo pasi i akuzuari Sadri Ramabaja e kritikoi prokurorin për mënyrën e marrjes në pyetje.

“Pyetjet duhen të jenë konform profesionit të tij dhe se kjo fiskulturë nuk i ka hije një prokurori profesionist”.

Ai më vonë e quajti këtë prokuror ‘të dështuar’.

Ndaj kësaj Prokurori reagoi duke i thënë “të mbyllesh gojën me kësi konstatime të panevojshme”.

Ai tha se “nuk është hera e parë që merresh me kontrabandime të fjalëve”.

Ramabaja kishte deklaruar edhe ne seancën e kaluar se “prokurorit i është dashur një show medial për të me mbajtur sa më gjatë në burg”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat