Deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka thënë se qeverisja Haradinaj është qverisje e skandaleve, kurse LDK-ja në bazë të një sondazhi është subjekti më i madh me 27 përqind, duke pasur një diferëncë 7 përqind me subjektin e dytë.
Ai ka folur të hënën në emisionin "Imazh" te RTK.
“Qytetarët e Kosovës po shohin qeverisjen më të dobët. Është qeveri e skandaleve dhe e korrupsionit. Shtatë ministra Qeveria Haradinaj i ka nën aktakuzë. Qeveria Haradinaj është qeveri jostabile me 52 vota. Qeveria Mustafa është qeveria pa asnjë skandal”, ka thënë Rugova.
“Në bazë të një sondazhi nga një mekanizëm i SHBA-së LDK-ja është 27 përqind. Është shtatë përqind më shumë se sa subjekti i dytë. AAK është aty, 16 përqind. Të gjithë liderëve të subjekteve u ka shkuar ai sondazh dhe edhe zotit Haradinaj”.