Bekë Berisha rrëfen momentin kur i ka këputur dy këmbët, e shpëtuan mjekët - Bota Sot
Bekë Berisha rrëfen momentin kur i ka këputur dy këmbët, e shpëtuan mjekët

Aktuale

Bekë Berisha rrëfen momentin kur i ka këputur dy këmbët, e shpëtuan mjekët

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 20:21
Bekë Berisha

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka treguar gjithçka për veten, të kaluarën dhe rrezikun që i është ekspozuar në disa raste.

Berisha ka potencuar se ka qenë disa herë në prag të vdekjes, duke nisur nga koha e luftës, nga aksidentet e deri në incidentet duke u marrë me sport.

“Unë i përkas asaj gjeneratës që kemi marrë pjesë në luftë, dhe lufta ëshë një gjendje jonormale. Dmth rrezikohen në çdo anë. Mundesh me mbyt veten me ato mjetet ushtarake mos me ditë m’i përdor; mundet me ndodhë aksidental me të mbyt dikush, nji shok i yti; mundet me të mbytë armiku apo munden me ta rreziku jetën aleatët që i kemi pas në qiell. Ka pasur aso raste të shumta. Pastaj kam pasur momente afër vdekjes edhe pas luftës edhe në jetën e përditshme, në rrugë e në komunikacion. Unë i boj disa sporte ekstreme, edhe aty kom pas disa herë ku mundem me thanë që u kanë afër vdekjes”, ka thënë Berisha.

Deputeti që vjen nga Istogu, ka treguar një rast të jashtëzakonshëm ku për pak sa kishte shpëtuar. Prerja e dy këmbëve gjatë aktivitetit në një sport ekstrem, i ka sjellur gjakderdhje të madhe. Ai thotë se në spital iu shpëtua jeta.

“Një herë i pata këputë këmbët, dyjat. Edhe, prej gjakderdhjes kam pasur problem, mirëpo arrita me shku në spital shpejt dhe me i mshelë varrët dhe me marrë veten”, ka rrëfyer ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...