‘Ultimatumi’ i Haki Rugovës: Ramush Haradinajn e rrëzojmë në shtator

Aktuale

‘Ultimatumi’ i Haki Rugovës: Ramush Haradinajn e rrëzojmë në shtator

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 23:15
Haki Rugova

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, ka thënë në një intervistë, se qeveria e tanishme e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj mund të i ketë ditët e numëruara.

Rugova thotë se partia e tij po ngul këmbë për zgjedhje të parakohshme për shkak të keqqeverisjes që po i bëhet vendit nga qeveria e tanishme.

“Asnjë segment i qeverisjes nuk është duke punuar si duhet dhe ky koalicion nuk mund t’i zgjidhë problemet madhore”, ka thënë Rugova.

Tutje Rugova ka shtuar se është i sigurtë që zgjedhjet do i fitojë partia e tij dhe do jetë pikërisht ajo që do marrë qeverisjen e vendit.

“Kjo qeveri nuk mund të shkojë më larg se në vjeshtë”, ka thënë Rugova.

Po ashtu Rugova nuk e ka mohuar mundësinë që të i futet garës për kryetar të LDK’së. Sa i përket rrahjeve që e kanë përcjellur procesin e zgjedhjeve të brendshme në partinë e tij ai ka thënë se kjo nuk mund të ndikojë keq në elektorat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat