Zeka me akuza të rënda për LDK-në

Aktuale

Zeka me akuza të rënda për LDK-në

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 23:55
Deputeti, Milaim Zeka

Deputeti, Milaim Zeka tani së fundi ka formuar partinë e tij të re të quajtur Partia Euroatlantike e Kosovës (PEK), dhe si deputet ai ka thënë se votën për mocionin e rrëzimit të Qeverisë do ta jep vetëm nëse atë ia kërkon Lëvizja Vetëvendosje.

“Rasti i Behxhet Pacollit dëshmon që me 1 deputet 4 ministri dhe ne nuk pranojmë me hy në qeveri jemi pro rrëzimit të kësaj qeverie, votën për rrëzimin  ja dedikoj qytetarëve që janë lodhur nga kjo qeveri dhe votee ja jap vetëm VV’së e PSD’së dhe jo LDK’së, vetëm nëse ma kërkon VV, por nëse ma kërkon LDK e refuzoj”, tha ai në T7.

Ai tha se Isa Mustafa ka qenë më anti – LDK dhe se nuk ka parime.

“Isa Mustafa krejt votat i ka fitu duke u thirr në vrasjet e SHIK’ut, SHIK’u na ka vra,  momentin që i ka fitu zgjedhjet ka ba koalicion me PDK, hajde le të më tregon dikush nesër se LDK nuk e tradhëton VV për të hyrë në Qeveri. LDK’së nuk i jap votën sepse janë thjesht liderët e kësaj parti janë qyqarë dhe pa parime dhe se Isa Mustafa e ka shkatërruar LDK’në”, u shpreh Zeka.

Tutje, Zeka ka treguar se ka biseduar me disa deputet të VV’së për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

“Unë kam qenë në bisedime me VV, me Glaukun me Rexhep Selimin, Albulena Haxhiun të cilëve ju kam premtuar votën time”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat