Makron në Serbi vjen pas vizitës në Rusi dhe merr rolin e ndërmjetësuesit?

Aktuale

Makron në Serbi vjen pas vizitës në Rusi dhe merr rolin e ndërmjetësuesit?

Nga: Fatmir Beka Më: 9 korrik 2019 Në ora: 08:51
Emanuel Makron

Përkundër qëndrimit se nuk ka zgjerim të BE-së, presidenti francez Emanuel Makron në Beograd do i përcjell Vuçiqi mbështetjen e Francës për Serbinë në rrugën e integrimit në BE, shkruan “Blic” përcjell “Bota Sot”.

Sipas gazetës pritet që Makron të përcjell Serbisë edhe mbështetjen e Francës për zgjidhjen e çështjes së hapur me shqiptarët e Kosovës. Në këtë kontest gazeta thekson se Makronka ndryshuar qëndrimin ndaj përfaqësuesve të Prishtinës, duke e vlerësuar si risi faktin se një president francez është më miqësor me Serbinë.

Për Serbinë sipas "Blic", është me rëndësi ndryshimi që ka ardhur në momentin kur para vendit tonë janë zgjidhjet e pështjeve të hapura dhe këtë duhet shfrytëzuar

Makron si parashikohet si lider i ri së bashku me Sebastian Kuzc do  të zë vendin e Merkel do tentoj të shtrij ndikimin në Ballkan ndërsa me vizitën në Serbi dëshiron të jap mesazhin se Serbia është aleati kryesor i Francës në këtë pjesë të Evropës.

Gazeta përkujton se udhëheqjes së shqiptarëve në Kosovë të drejtuar nga Zhaçi dhe Haradinaj i është parë për të madhe sjellja si nga administrata evropiane po ashtu edhe Berlini dhe Parisi.

Refuzimi i tërheqjes së taksës në mallrat serbe, pafuqia e dy fuqive më të mëdha evropiane të ndikojnë tek shqiptarët është shenjë e qartë se për ta vetëm Amerika është aleat, gjë që sipas gazetës ka ndikuar që presidenti francez të shikoj ndryshme përfaqësuesit e Prishtinës.

Gazeta përmend samitin e Berlinit kur Makron pat reaguar në mënyrë të ashpër ndaj qëndrimeve të Haradinajt duke i cilësuar të papranueshme.

Në rrethet diplomatike në Paris spekulohet se vizita në Beograd mund të bëhet  pas qëndrimit në Rusi, përkatësisht se mund të vij nga atje.

Presidenti Vuçiq ka paralajmëruar se në vizitën e Makron me 15 e 16 korrik mund të nënshkruhen 20 marrëveshje të ndryshme dhe se me liderin francez do të bisedoj edhe për bashkëpunimin ekonomik e politik dhe rrugën evropiane të Serbisë dhe për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat