Kosova dhe Norvegjia nënshkruajn marrveshje baskëpunimi

Aktuale

Kosova dhe Norvegjia nënshkruajn marrveshje baskëpunimi

Nga: Z.B Më: 9 korrik 2019 Në ora: 11:45
Pamje nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka bërë të ditur se është takuar me , ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, me të cilin kanë nënskruar marrëveshje bashkëpunimi për financimin dhe implementimin të projektit për digjitalizim dhe harmonizim të legjislacionit, përcjell “Bota sot”.

Veseli, këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook i cili ka falënderuar Qeverinë e Norvegjisë dhe Ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe në veçanti për ketë projekt tejet të rëndësishëm.

“Me digjitalizim tё legjislacionit, qytetarët e Kosovës, mediat, organizatat e shoqërisë civile, partitë politike, institucionet e ndryshme do tё kenё qasje tё lehtё edhe tё menjëhershme te ligjet e Kosovёs”, ka shkrruar ai.

Postimi i plotë:

Demokracia jonë parlamentare nga sot do të jetë më e kompletuar, falë një projekti për digjitalizim dhe harmonizim të legjislacionit. Pata kënaqësinë që bashkë me Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, të nënshkruajmë marrëveshjen e bashkëpunimit për financimin dhe implementimin e këtij projekti. Falënderoj Qeverinë e Norvegjisë dhe Ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe në veçanti për ketë projekt tejet të rëndësishëm. Me digjitalizim tё legjislacionit, qytetarët e Kosovës, mediat, organizatat e shoqërisë civile, partitë politike, institucionet e ndryshme do tё kenё qasje tё lehtё edhe tё menjëhershme te ligjet e Kosovёs. Ne e kemi zgjedhur modelin e “Loëdata”, njёrin nga modelet më tё avancuara tё digjitalizmit tё ligjeve, tё zbatuar me dekada tё tёra nё Norvegji.
 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat