Haxhiu ia kthen Tahirit pas refuzimit për raportim në komision, ja çfarë i thotë

Aktuale

Haxhiu ia kthen Tahirit pas refuzimit për raportim në komision, ja çfarë i thotë

Nga: Z.B Më: 9 korrik 2019 Në ora: 12:18
Albulena Haxhiu

Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj refuzimit të ministrit të Drejtësis Abelard Tahiri, i cili ka refuzuar të raportoj para Komisionit, përcjell “Bota sot”.

Haxhiu këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook e cila ka shkruar se ai nuk do përballje sepse është përgjegjës për komprometim të procesit.

“Ne nuk do të ndalemi me kërkesa për llogaridhënie dhe dhënie të përgjegjësisë e sidomos me kërkesën për anulimin e këtij procesi dhe kthim në pikën zero”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Fakti që Abelard Tahiri refuzon për herë të dytë raportimin në Komision për skandalin e rekrutimit të noterëve të rinj, flet më shumë se çfarëdo argumenti tjetër.
Ai nuk do përballje sepse është përgjegjës për komprometim të procesit.

Ne nuk do të ndalemi me kërkesa për llogaridhënie dhe dhënie të përgjegjësisë e sidomos me kërkesën për anulimin e këtij procesi dhe kthim në pikën zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat