Dalin pamjet e dhimbshme: Si vriteshin shqiptarët të cilët furnizonin me armë UÇK-në

Aktuale

Dalin pamjet e dhimbshme: Si vriteshin shqiptarët të cilët furnizonin me armë UÇK-në

Nga: N.Sh Më: 9 korrik 2019 Në ora: 12:25
Foto nga videoja

Shqiptarët ndër shekuj janë sakrifikuar për çlirim.

Mijëra vrasje ndodhën edhe gjatë luftës së fundit të Kosovës kundër okupatorit serb.

Gjatë përpjekjeve për të siguruar me armë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, qindra shqiptarë ishin vrarë duke luftuar me serbët e disa të tjerë duke rënë në prita.

Edhe pse forcat ajrore të NATO-s filluan ushtrimet ajrore mbi Shqipëri që kishin për qëllim të frikësonin udhëheqësin serb Slobodan Millosheviq për t’i dhënë fund luftës në Kosovë, ushtria serbe vazhdonte betejën në terren, shkruan gazeta “Bota sot”.

Objektivat e tyre ishin furnizuesit e armëve në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Aty afër kufirit, ushtarët serbë qëlluan dhe vranë një shqiptar.

Në videon dramatike të publikuar nga Associated Press shihet se si ushtria serbe vriste shqiptarët të cilët furnizonin me armë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat